5 arsye per te zgjedhur Partine e Djathte/Høyre
Zgjedhjet parlamentare på afrohen ! Ketu iu prezantojme
Disa arsye te forta se pse iu duhet te votoni Partine e Djathte (Høyre) kete vjeshte!
1. Krijimi i me shume vendeve te punes
Ne 2018 u krijuan 56 000 ( pesedhjete e gjashte mije) vende te reja pune. Ne 2019 u themeluan 66 000 ( gjashtedhjete e gjashte mije) nderrmarje. Eshte vlera e punes ajo qe na krijon mireqenje. Høyre u jep familjeve dhe ndermarrjeve liri me te madhe ekonomike duke ulur taksat dhe barren e tatimeve. Ne kete menyre behet me terheqse krijimi i vendeve te punes dhe me e leverdisshme qe njerezit te punojne.
Ne duam qe:
- Te rekrutojme sa me shume njerez ne pune e te krijojme nje jete pune ku ka vend per te gjithe.
- Te luftojme kriminalitetin ne pune. Partnere jo serioze dhe partnere kriminele nuk kane vend ne jeten e punes Norvgjeze.
- Vende te perhershme pune ka per te qene rregulli kryesor ne Norvegji.
C`fare na dallon nga partite opozitare
Høyre kerkon ta beje me te lehte themelimin e ndermarrjeve duke ulur taksat, duke lehtesuar rregulloren dhe duke shkurtuar burokracine e panevojshme
Partia e Majte kerkon qe shteti te kontrolloje pjesen me te madhe te drejtimit dhe zhvillimit duke krijuar disa shoqeri shteterore
Høyre i thote «Po» vazhdimesise se biznesit te naftes dhe gazit.
Shume Parti te cilat perfaqsojne anen e Majte duan ti japin fund biznesit te naftes
2. Taksa dhe tatime te ulta
Ne duam te ulim nivelin e pergjithshem te taksave dhe tatimeve, si per personat private ashtu edhe per ndermarrjet. Nga viti 2013 taksat dhe tatimet jane ulur me rreth 34 miliarde korona Norvegjeze. Ne kemi ulur tatimin mbi pasurine, tatimet kolektive, tatimin mbi te ardhurat si dhe kemi hequr tatimin ne trashegimi.
Ne duam qe:
- Høyre kerkon nje nivel sa me te ulet te taksave dhe tatimeve per familjet dhe ndermarrjet.
C`fare na dallon nga partite opositare
Høyre kerkon ti mbaje taksat dhe tatimet sa me te ulta qe te jete e mundur per popullin dhe ndermarrjet.
Partia e Punes dhe E Majta kerkon te rrise taksat dhe tatimet per popullin dhe ndermarrjet.
Nje pjese e se Majtes kerkon te riktheje tatimet ne trashegimi.
3. Arsimi
Høyre kerkon nje shkolle med ciliesi dhe njohuri. Ne duhet te bejme te mundur qe shkolla te krijoje mundesi per te gjithe, panvaresisht se ku ju jetoni apo se nga cila familje ju vini. Mesuesit e afte jane faktor vendimtar per nje shkolle te mire. Ne duhet te rrisim kerkesat per kompetencen e mesuesve dhe per kete arsye kemi futur ne program kerkesat e kompetences per mesuesit e gjuhes norvegjeze, te matematikes dhe atyre te anglishtes. Ne gjithashtu kerkojme te bejme te mundur qe edhe me shume mesues te shkollohon ne menyre pasuniversitare gjate jetes se tyre te punes. Qe nga viti 2014, 40.000 (dyzet mije ) mesues kane marre oferte per shkollim pasuniversitar. Ne te njeten kohe ne kemi forcuar kriteret e aprovimit ne keto programe mesuesie.
Ne duam qe:
- Tu japim te gjithe mesuesve mundesi per shkollim pasuniversitar
- Te mbajme te kufizuar mungesat ne shkollen e mesme med 27% Sondazhi i vleresimit tregon se nxenesit jane me shume te pranishem ne shkolle dhe mesojne me shume.
C`fare na dallon ne nga partite opozitare
Høyre kerkon te ruaj egzistencen e nje kufiri per mungesat ne shkolle
Nje pjese e se Majtes kerkon ta heq kufirin e mungesave ne shkolle
4. Me pak burokraci
Me pak burokraci sjell sherbime me te mira publike. Høyre ka ndermarre nje sere reformash te cilat socialistet nuk i filluan ne kohen e tyre. Reformat me kohen do te kontribojne ne nje sektor shteteror shume me teper efikas se i tanishmi. Høyre do te vazhdoje te shkurtoje burokracine e panevojshme.
Ne duam qe :
- Te gjithe te marrin sherbime te mira nga shteti panvaresisht se ku banojne ata
- Reforma e komunave te vazhdoje. Reforma i forcon komunat te cilat me pas japin sherbime me te mira.
5. Shendetsia
Høyre eshte per sherbime shendetesore per pacientet. Pacientet vijne para sistemit. Ne duam nje trajtim sa me te shpejte dhe kohe sa me te shkurter pritjeje per pacientet. Kjo eshte e rendesishme, mendojme ne, per te krijuar sherbimin shendetsor per pacientet. Ne kerkojme qe cilesia e trajtimit mjeksor te jete e larte dhe koha e pritjes per kete trajtim te jete sa me e shkurter qe te jete e mundur. Ne e kemi shkurtuar faktikisht kohen e pritjes dhe rradhat e shendetsise, ne vecanti ne fushat e somatikes, shendetit psiqik dhe te droguarve. Per te varurit nga droga, koha e pritjes per sherbim shendetsor eshte shkurtuar nga 67 deri ne 33 dite.
Ne duam qe:
- Te vazhdojme me zgjedhje te lire per trajtime mjeksore. Kjo forme trajtimi u jep pacienteve liri per te zgjedhur midis vendit te trajtimit shtetror dhe atij privat –te paguar nga shteti.
- Te vazhdojme te forcojme spitalet. Ne i kemi forcuar spitalet me 500 doktore cdo vit duke filluar nga viti 2015
- Te investojme 95 milliarde korona ne spitalet Norvegjeze gjate nje periudhe 5 –vjecare. Kjo do te thote 20 milliarde cdo vit.
C`fare na dallon nga partite opositare
Høyre kerkon te ruaj zgjedhjen e lire te trajtimit shendetsor.
Partia e Punes dhe e Majta kerkon ta heq zgjedhjen e lire te trajtimit shendetsor